Claus Neukirch: Fondet për bashkitë nuk duhet të kenë orientim politik

Kryebashkiaku Xhelal Mziu, në takimin me Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z Claus Neukirch, shpalosi mangësitë e thella që Reforma Territoriale në përmbajtjen e saj nuk ka përmirësimet ligjore për mirëadminstrim të pushtetit lokal, por ka një përmbajtje shumë të thellë politike. Rasti i Bashkisë Kamëz është rasti më unikal i moszbatimit të ligjshmërisë. Qyteti i Kamzës është ndër qytetet më të reja në Shqipëri, por për nga rezultantja tregon se është Bashkia e 5-të për nga numri i objekteve prezente në territor si dhe i 6-ti për nga përbërja e popullsisë. Megjithatë vështirësitë që paraqet implementimi i kësaj reforme në kushtet aktuale,politika e lidershipit si menaxhim institucional është mbështetur tek shfrytëzimi i kapaciteteve të bashkisë si dhe krijimi i një rrjeti të gjerë partneriteti me aktorë të huaj dhe të brendshëm.
Zoti Mziu shprehu hapur bashkëpunimin e ngushtë që ka patur me Këshillin e Evropës, KFW, GIS, UNDP, USAID, si dhe organizma të tjerë prestigjoz. Gjithashtu  sqaroi në këtë takim se Bashkia Kamëz,është njësia administrative më e vogël për nga territori dhe me një densitet të madh të popullatës. Reforma në përmbajtje pati risi pozitive për rritjen e kompetencave lidershipit të qeverisjes lokale, por nga ana tjetër ajo ka sjellë fokus negativ. Ndarja administrative, e solli Bashkinë Kamëz në aspektin gjeografik si një ishull, ku udhëtimi nga Shkodra bën që të hysh në territorin e Bashkisë Tiranë, më pas në Kamëz, Paskuqan e më pas në Tiranë. Ky është një shembull nonsensë ku vërtetohet se reforma ka përmbajtje të thellë politike.
“ Në aspektin financiar, kur bëhej përllogaritja për ndarjen e Grandit qeveritar, në kohën e Qeverisë së PD-së,75% e këtij grandi jepej në fillim të vitit dhe vetëm 25% jepej për projektet. Ndërsa sot 52% e grandit jepet me projekte dhe 48% drejtpërdrejtë. Bashkitë e majta për vitet 2015 dhe 2016 kanë marrë 5770 lekë/banorë, ndërsa bashkitë e djathta vetëm 1770 lekë/banorë.
Një banor i Kamzës për vitet 2015 – 2016 ka marrë 33.5 herë grande më pak se një banor i Tiranës . Në 4 vite kemi aplikuar 150 projekte me standarde Evropiane dhe 0 lekë të financuara nga kjo qeveri. Janë paraqitur projekte për investime në rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte, çerdhe, gjelbërim, etj dhe asnjë investim për Kamzën. Gjatë kësaj qeverisje në Kamëz është realizuar vetëm rikonstruktimi i qendrës shëndetësore dhe asgjë tjetër. Me ndarjen e re territoriale në vitin 2015, kalimi i kompetencave nga qeverisja qendrore drejt qeverisjes lokale, duhej shoqëruar me mjete financiare dhe burime njerëzore, por asnjë kompetencë për Bashkinë Kamëz, përveç kompetencës së stafit mbështetës të sistemit parashkollor dhe parauniversitar. Janë rreth 1210 km rrugë në inventarin e Bashkisë Kamëz, ku 20 apo 30 km prej mund të trajtoheshin me statusin e rrugëve nacionale për investim, por 0 investime.
Kemi rreth 244 Ha pyje, ku kjo kompetencë për ruajtje dhe mirëmbajtje i kalon Bashkisë Kamëz, por asnjë kompetencë e deleguar. Po të njëjtën gjë dhe për sistemet e vaditjes dhe kullimit dhe përsëri kompetencë zero. Konvikti i shkollës “Loro Boriçi” është një institucion që është brenda territorit të Bashkisë Kamëz, por administrohet nga Bashkia Tiranë. Qendra ditore që ka funksion përkujdesjen ndaj moshave të treta është brenda territorit të Bashkisë Kamëz, por administrohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe të Punësimit. Mbrojtja kundër zjarrit është një kompetencë tjetër e pakaluar ende në vartësi të pushtetit vendor. Biznesi i vogël që deri në 5 milion lekë taksat janë në vartësi të pushtetit lokal, 5 – 8 milion është fasha që bën ndarjen e trajtimit të taksave, ndërsa mbi 8 milion lekë trajtimi i taksave i kalon qeverisjes qendrore. Kjo ka ndodhur në Kamëz, ku është rritur në mënyrë fiktive xhiroja vjetore e biznesit të vogël, në mënyrë që të përfitojë qeverisja qendrore dhe ndarja e tyre të jetë për interesa të bashkive të majta”: – nënvizoi disa nga kompetencat gjatë bashkëbisedimit kryebashkiaku Mziu.
Veç të tjerash, Bashkia Kamëz nga taksa e biznesit të vogël ka marrë 118 herë më pak se Bashkia Tiranë dhe 6 herë më pak se Bashkia Vorë. Ky është një tjetër diskriminim që i bëhet Bashkisë Kamëz edhe në këtë drejtim. Në kuadrin e zbatimit të projektit JAZZA, Bashkia Kamëz ka qenë e kualifikuar në të gjitha aplikimet e saj në fazën e parë dhe të dytë ku në vlerësimin e këtyre projekteve kanë qenë institucione prestigjioze ndërkombëtare, kur vinte koha e vlerësimit financiar, 0 pikë nga Ministria e Financave dhe skualifikimi të Bashkisë Kamëz dhe vendosja e bashkive që nuk kishin kaluar asnjë nga fazat fillestare. Edhe ky është një tjetër diskriminim që I bëhet qytetarëve të Kamzës, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Në të gjitha rastet, i jam drejtuar me shkresë dhe dokumenta zyrtare institucioneve përgjegjëse shqiptare si dhe atyre të huaja, ku tregohet qartë diskriminimi i hapur i qytetarëve të Kamzës nga qeverisja qendrore, theksoi Mziu në mbyllje të bisedës.
Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch e falënderoi z. Mziu për gjithë paraqitjen e situatës reale që ka ndodhur me implementimin e Reformës Territoriale në Shqipëri, por në veçanti në territorin e Bashkisë Kamëz, duke vlerësuar se çështjet e ngritura në Kamëz nuk janë trajtuar në asnjë qeverisje lokale ku unë kam patur takime. Ky informacion i dhënë nga ana juaj më jep më tepër mundësi në postin që unë mbaj për të paraqitur përpara qeverisjes qendrore nevojën e financimeve pa të cilën misioni i qeverisjes lokale nuk mund të përmbushet.
Z. Claus Neukirch në fjalën përmbyllëse të tij vlerësoi punën e mrekullueshme e kryer në Bashkinë Kamëz me gjithë barrierat e mëdha që ka patur në kohë dhe cilësoi se alokimi i fondeve të akredituara për bashkitë nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë orientim politik. Unë mbetem i hapur për të bashkëpunuar fort me z. Mziu e mbylli fjalën e tij. z. Klaus Neukirch. Në fund të takimit, kreu i Bashkisë i akordoi certifikatën “Mirënjohja e Qytetit”, Shefit të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë,  Claus Neukirch.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?