“Çmendet trafiku” në rrugën e “Plazhit” në Durrës (VIDEO)

Një javë pas mbarimit të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe përfundimit të provimeve të nxënësve të 9-vjeçareve dhe shkollave të mesme, të gjithë janë dyndur për të pushuar në plazh.

Temperaturat e nxehta dhe përfundimi i aktiviteteve elektorale ka shtuar numrin e pushuesve në Durrës, çka ka çuar në një trafik të rënduar këtë të shtunë në zonën e Plazhit.

Megjithëse punimet në rrugën “Pavarësia” janë mbyllur, drejtuesit e automjeteve nuk i kanë shpëtuar dot trafikut të rënduar. Ai fillon që tek Ura e Dajlanit duke vijuar më poshtë deri në sektorin “Iliria”. Ndiqni më poshtë pamjet nga situata e krijuar në lagjen nr. 13. /Durreslajm.com

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FFS29OCT57w” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?