Çmimet e apartamenteve do të rriten

Apartamentet do të kushtojnë më shtrenjtë. Çmimi i tyre pritet të rritet me të paktën 10% dhe kjo për shkak të kostove të larta me të cilat po përballen ndërtuesit.

Arben Dervishaj nga Shoqata e Ndërtuesve thotë se materialet bazë, hekuri e çimentoja janë shtrenjtuar javët e fundit me afro 50%.

“Materiali i hekurit, çimentos, bakrit si dhe tregues tjetër është çmimi i naftës të cilët kanë një rritje nga 30-50%. Në tregun e banesave kjo do reflektohet me një rritje çmimi. Nuk është se rritja e çmimit do të jetë në masën 50%, por do të jetë të pakën 105”, tha Dervishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?