CNN: Evropa në shënjestër të ISIS, sulme të shpejta në Belgjikë dhe Hollandë

 

Rrjeti televiziv amerikan CNN paralajmëron sulme të reja terroriste në disa vende të Evropës. Televizioni i referohet burimeve të tij brenda agjensive të Inteligjencës së shteteve Perëndimore, të cilat saktësojnë se janë rreth 20 celula terroristë të përbëra nga 120-180 anëtarë që përgatisin sulme në Hollandë, Belgjikë, Gjermani etj.

Autoritetet e agjensive inteligjente europiane i kanë konsideruar celula të fjetura, pasi për momentin nuk ka një urdhër për kryerjen e sulmeve por sipas të gjitha gjasave bazuar në informacione paraprake një gjë e tillë do të ndodhe shpejt fillimisht në Belgjikë dhe Holandë.

Shërbimet sekrete janë duke mbajtur në survejim të gjithë ata persona që kthehen nga lufta në Siri. Ndërkohë që kufiri Turqi-Siri është jo i sigurt dhe një pjesë e xhihadistëve europianë që i bashkohen ISIS-it, kalojnë permes këtij kufiri. Numrin më të madh të xhihadistëve europianë e ka Franca, e ndjekur nga Britania, më pas Belgjika dhe Holanda.

SHKARKO APP