CNN, një prej mediave më të ashpra ndaj Trump, nxjerr sekrete

Zbulohet dokumenti sekret për lidhjet e Donald Trump me Kremlinin. Sipas CNN, një prej mediave më të ashpra kundër kandidaturës së Donald Trump në këto zgjedhje, rusët kanë prova, filmime dhe përgjime kompromentuese nga të cilat Trump mund të shantazhohet në të ardhmen. Buzzfeed ka zbardhur dokumentin 35 faqësh të FBI-së ku tregohet se FSB-ja (shërbimi sekret rus) ka monitoruar “akte perverse seksuale” të organizuara dhe të paguara nga presidenti i zgjedhur amerikan. Dokumenti gjithashtu thotë se Trump ka një lidhje 5 vjeçare me Kremlinin në aspektin financiar dhe dyshohet se edhe fushata e tij ka qenë po ashtu e koordinuar me Kremlinin. Këto informacione janë zbuluar nga inteligjenca amerikane pas vëzhgimit të një agjenti britanik që ishte i paguar për të kontrolluar të shkuarën e Trump. Ka shumë dëshmitarë të këtyre “festave të seksit” siç citon dhe materiali i FBI-së, por dyshohet se heshtja e tyre është blerë. Materiali thotë se inteligjenca ruse ka prova edhe për Hillary Clinton, si përgjime bisedash gjatë vizitave të saj në Rusi, por jo të turpshme si në rastin e Donald Trump.

dokumenti-trump

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas daljes së lajmeve të martën se Rusia zotëronte informacione kompromentuese të një natyre personale dhe financiare ndaj zotit Trump, presidenti i zgjedhur u përgjigj përmes një postimi në Tweeter duke shkruar “LAJME TË RREME”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë është: “LAJM I RREMË – NJË GJUETI POLITIKE SHTRIGASH!” Në të kaluarpën ai ka mohur se Moska ka patur ndonjë ndikim në zgjedhjen e tij dhe është shprehur për vendosjen e lidhjeve më të ngushta me këtë vend.

Një dokument prej dy faqesh (classified briefing) me këto informacione, i është dorëzuar zotit Trump të premten e javës së kaluar, gjatë takimit që ai pati me zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur.

I njejti informacion, i ishte dhënë Presidentit Barack Obama një ditë më parë, të enjten e kaluar.

Njoftimi u dha për herë të parë të martën nga rrjeti CNN, por pa hollësi se për çfarë informacioni kompromentues ndaj zotit Trump bëhet fjalë.

Shtypi amerikan shkruante se dyshimi që Rusia mund të ketë patur fakte kompromentuese, dihej që në muajt e fundit të vitit të kaluar nga disa gazetarë dhe politikanë në Uashington.

Informacioni, sipas shtypit amerikan që po raporton për të, nuk është i vërtetuar.

Njoftimi për ekzistencën e fakteve kompromentuese ndaj zotit Trump, është hartuar në bazë të raporteve të një ish agjenti të zbulimit britanik, që ka kontakte të shumta në Rusi, puna e të cilit në të kaluarën në Shtetet e Bashkuara është konsideruar e besueshme, gjithmonë sipas njoftimeve të shtypit amerikan.

CNN-i, njoftoi se FBI-ja ishte njoftuar që në gusht të vitit të kaluar, disa muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Ajo që ka ndryshuar është fakti që agjencitë amerikane të zbulimit i kanë kontrolluar raportet e ish agjentit britanik dhe rrjetin e tij të gjerë të kontakteve në Evropë dhe kanë arritur në përfundimin se ai dhe burimet e tij janë të besueshme për t’u përfshirë në informacionin që i dhanë presidentit të zgjedhur Trump”, sipas raportimit të CNN-it.

FBI Director James Comey testifies on Capitol Hill in Washington, Jan. 10, 2017, before the Senate Intelligence Committee hearing on Russian Intelligence Activities.

FBI Director James Comey testifies on Capitol Hill in Washington, Jan. 10, 2017, before the Senate Intelligence Committee hearing on Russian Intelligence Activities.

Drejtori i FBI-së James Comey, i cili dëshmoi në Senat të martën lidhur me sulmin kibernetik të Rusisë, nuk pranoi të komentonte në se agjencia e tij po heton për lidhje të mundshme midis fushatës elektorale të zotit Trump dhe Rusisë, duke përmendur rregullin e FBI-së për të mos komentuar mbi ato që agjencia mund të jetë duke bërë.

Në fund të tetorit, zoti Comey, u vu në qendër të kritikave të demokratëve, kur 11 ditë para zgjedhjeve ai bëri të ditur se FBI-ja po analizonte e-maile të tjera në kuadër të hetimeve mbi zonjën Klinton.

Zërat në atë kohë, për hetime të mundshme të FBI-së rreth lidhjeve të zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me Rusinë, duket se u mbështetën nga një letër që ish kryetari i demokratëve në Senat, Henry Ried, i dërgoi zotit Comey ku shkruante:

“Është bërë e qartë se ju keni informacione rreth lidhjeve të ngushta dhe bashkëpunimit midis zotit Trump dhe këshilltarëve të tij të lartë me qeverinë e Rusisë, një qeveri që është hapur armike ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilën zoti Trump e ka vlerësuar pozitivisht sa herë i është dhënë mundësia. Publiku ka të drejtë të njihet me këtë informacion”.

A part of the declassified version Intelligence Community Assessment on Russia's efforts to interfere with the U.S. political process is photographed in Washington, Jan. 6, 2017.

A part of the declassified version Intelligence Community Assessment on Russia’s efforts to interfere with the U.S. political process is photographed in Washington, Jan. 6, 2017.

Agjencitë amerikane të zbulimit javën e kaluar dëshmuan në Senat se Presidenti rus Vladimir Putin kishte dhënë urdhërin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane me synimin për të dëmtuar kandidaten Klinton në favor të zotit Trump.

Portali “Buzzfeed”, i cili pretendon të ketë një kopje të raportit të fshehtë, e ka postuar atë ne faqen e tij. (kliko website)

Sipas asaj që është botuar nga portali Buzzfeed, një ish zyrtar i lartë i zbulimit rus, pretendon se agjencitë ruse të zbulimit kanë informacione kompromentuese ndaj zotit Trump, që lidhen me aktivitetet e tij në Moskë, informacione të mjaftueshme për t’i bërë atij shantazh.

Po ashtu në raport pretendohet se Rusia ka punuar për të zhvilluar, mbështetur dhe ndihmuar zotin Trump për të paktën 5 vjet, një projekt i mbështetur nga Presidenti Putoin, me synimin për të futur përçarje në aleancën perëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?