CNN rendit Shqipërinë ndër 17 vendet që duhen vizituar në 2017

Shqipëria është renditur nga rrjeti mediatik CNN si një ndër 17 vendet që duhen vizituar në vitin 2017.

“Vend i vogël mesdhetar është një sekret i Europës për më shumë se dy dekada”, shkruan CNN.

Shqipëria përshkruhet si një vend me diellë, me plazhe të virgjera dhe me një kulturë të ngjashme ushqimi me Greqinë, por me çmime shumë të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkrimin e CNN thuhet se Shqipëria vazhdon të lulëzojë edhe në 2017, ndërsa përmend disa destinacione kulturore të preferuara për turistët

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me këtë klasifikim të Shqipërisë ka reaguar edhe kryeministri Rama:

“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?