“Corriere della Sera”: Tirana rilind duke gjelbëruar

Aprovohet plani i ri rregullues, i zhvilluar nga një bashkëpunim italo-hollandez, ku parashikohet më shumë gjelbërim për kryeqytetin e Shqipërisë. Parashikohet një pyll në formë orbitale, dy korsi bicikletash, një oaz natyral e përveç këtyre edhe 20 shkolla të reja publike.

Pas projektit te vitit 1925 nga nje italian, tani është radha e arkitetiktit tjetër italian, Stefano Boeri, për të marrë situatën në dorë.

Kaosi i viteve të fundit

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kryqytet, që vitet e fundit është zhvilluar në mënyrë kaotike , ku bien në sy pallatet me ngjyra të kerkuara nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, tani në krye të shtetit shqiptar si kryeministër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kryqytet ende me rrugë të prishura që pas rënies së komunizmit vazhdon të jetë në një konfuzion.

Konsorciumi

Ditët e fundit të 2016, Bashkia e Tiranës ka miratuar planin e ri rregullues për qytetin. Plani rregullues për kryeqytetin i quajtur “Tirana 2030” përfshin edhe lidhjen me aeroportin e vetëm të Shqipërisë dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbime publike, zona të gjelbëruara të cilat kohët e fundit janë bërë shumë të dashura nga Erion Veliaj, njeriu në krye të bashkise së Tiranës.

Plan i ri

Plani rregullator i Boeri-t vjen me idenë e një pylli në formë orbitale me 3 milionë pemë të reja. Projekti është përqëndruar gjithashtu në zgjerimin me hapa më të vegjël te kryeqytetit dhe ndalimin e pushtimit të tokave bujqësore e natyrore.

Oazi dhe sipërfaqet e gjelbëruara

Të paktën në Tiranë, ideja është që të shtohen sipërfaqet e gjelbëruara dhe hapësirat publike. Në projektin e Boeri-t parashikohen dhe ndërtimi i 20 shkollave të reja dhe vendosja e një takse për hyrjen në qendër të qytetit për të rritur përdorimin e transportit publik e reduktimin e makinave që po pushtojnë kryeqytetin.

Stadiumi i ri

Për pak vjet Tirana do të jetë më nje stadium të ri, edhe ky një projekt italian. Një stadium i ri për kombëtaren shqiptare që për herë të parë mori pjesë në fazën finalë të Europianit në Francë. Shqipëria është kthyer në një vend që kërkon të rikuperojë kohën e humbur gjatë komunizmit e që aspiron hyrjen në Bashkimin Europian.

http://www.corriere.it/extra-per-voi/2017/01/09/tirana-rinasce-verde-firma-quella-boeri-8f2f5a44-d64d-11e6-b48b-df5f96e3114a.shtml

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?