Covid-19/10 veprimet që ju çojnë nga nesër drejt burgut
Pasi në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Penal dhe më pas u miratuan nga Parlamenti, ndryshimet kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burg për dhunën në familje nga 2 vite që ishte.
10 veprimet që ju çojnë drejt burgut
1-Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj
2-Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
3-Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.
4-Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.
5-Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
6-Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
7-Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.
8-Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.
9-Dhuna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.
10-Dhuna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim.