Çuçi takon Lu: Diskutuam për reformën në drejtësi

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një drekë pune me Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Në rrjetin social Facebook, ministri bën me dije se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me reformën në drejtësi, antikorrupsionin si edhe çështje të tjera.

“Kënaqësi dreka me Ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, ku diskutuam për një nga komponentët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, antikorrupsionin si dhe zhvillimet e fundit të qeverisjes vendore”, ka bërë me dije ministri Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?