Çudia shqiptare/Kulla e vrojtimit në Velipojë bëhet lokal

Ngjarja tragjike e Zvërnecit ku humbën jetën 24-vjeçari Benjamin Ferati nga Tetova Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, ka sjellë në vëmendje problemin e përhershëm të kullave të vrojtimit në vendin tonë.

Në rastin e Vlorës ato ishin inekzistente, por një vrojtim në Velipojë tregon që edhe kur janë nuk kanë asnjë funksion.

Një kullë vrojtimi në Velipojë është shndërruar në lokal. “Shkodranews” raporton se “bashkia Shkodër e cila është përgjegjëse për administrimin e Velipojës duket komplet e paaftë për menaxhimin e territorit që ka në varësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kullat e vrojtimit u vendosën nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit përpara 3 viteve dhe nuk janë vënë në funksion asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?