Çupi: Qeveria ka shtuar krimin, anti KÇK-ja është show
Për Partinë Demokratike, qeveria nuk ka moralin për të luftuar krimin. Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se aksioni i ligjit antiKÇK është një shoë.
Sipas saj ky ligj ka edhe një problematikë tjetër, atë të anti kushtetutshmërisë.
Dhurata Çupi: Është një show i radhës i kësaj qeverie, është propagandë e një qeverie që shtoi numrin e krimeve dhe bandave në 7 vitet e qeverisjes. Prandaj themi që është një show nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka problemet e ligjit dhe anti kushtetutshmërisë. Është një shoë sepse është një qeveri që ka shtuar problematikat e krimit në vendin tonë.
Sipas Çupit, krahas krizës politike vendi ndodhet edhe në një krizë të rendit.
Dhurata Çupi: Nëse do kishte vullnet kjo qeveri së pari nuk do kishte lejuar të rriteshin në numër bandat apo krimi dhe së dyti nëse kishte vullnet do ti luftonte. Fakti që sot jem në një rast emergjent dhe fakti që qeveria propagandon që këtu ka banda dhe problematika me krimin do të thotë që vendi është në një krizë të thellë qoftë edhe të rendit, krahas krizës politike.