Dako: Kërkojmë mirëkuptimin e pushuesve nga Kosova, gjithçka bëhet për…
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka folur për herë të parë për vendimin për të ndaluar autobusët nga Kosova të hyjnë në qytet. Vangjush Dako në një prononcim për News 24 ka thënë se ky vendim vjen për të kontrolluar trafikun që bëhet në qytet, ai kërkon mirëkuptimin e pushuesve kosovarë të cilëve i kujton se në funksion të tyre janë 5 rrugë paralele për tu futur në plazh.
“Autobusët me pushues nga Kosova nuk do të lejohet të kalojnë në këtë rrugë, por në funksion të tyre janë pesë rrugë paralele për t’u futur në plazhin e Durrësit. Prej pushuesve nga Kosova kërkojmë mirëkuptim të tyre. Gjithçka bëhet për të disiplinuar trafikun e rënduar në këtë zonë, dhe për faktin që gjysma e rrugës “Pavarësia” është kthyer në pedonale për vetë pushuesit. Përjashtim nga ky vendim është bërë për Autobusët me turistë të huaj që janë të prenotuar nga hotelet në plazhin e Durrësit dhe janë lejuar të hyjnë në kundërshtim me tabelat e vendosura nga për qarkullimin rrugor”,-u shpreh ai.

