Dako udhëheq PS-në e Durrësit, uron Krishtlindjen (VIDEO)

Paçka se është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në Durrës, Vangjush Dako duket se ”de facto” vijon ta mbajë atë rol. Kjo është vënë re edhe në vizitën që zyrtarët socialistë zhvilluan sot në Kishën Ortodokse në Durrës, me rastin e Krishtlindjes. Dako ishte në krye të grupit të përbërë nga deputetët socialistë, kryetari i këshillit të Qarkut dhe prefekti. Në takim mungoi Zhyljen Varfaj, i cili është zgjedhur kryebashkiak i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos. Vangjush Dako u pa në krah të kryeministrit Edi Rama, në disa raste, edhe gjatë ditëve të pas-tërmetit kur vazhdonin përpjekjet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?