Dalin pamjet e operacionit të ndalimit të skafit me drogë

Ora News siguron ekskluzivisht pamje të operacionit të ndalimit të skafit që do të transportonte drogë në Itali që u ndërmor dje.

Në mjetin lundrues u gjetën dy italiane dhe një shqiptar, të cilët drogën e hodhën në det.
Ata janë F.O. 48 vjeç, nga Brindisi; D. L. 59 vjeç nga Brindisi A.Q, 32 vjeç nga Vlorë.

Policia informon:“Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.
Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndalimit policia ka bërë dhe grumbullimin ë lëndës narkotike që ishte hedhur në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?