Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 14:02 Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi rus, Vladimir Putin, u takuan në Shenzhen dhe shtrënguan duart, duke shënuar takimin e tyre të parë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DASH: Do të mbështesim gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Aktualitet E diel, 1 Dhjetor 2024 17:43
DASH: Do të mbështesim gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve për sulmin ndaj Ibër-Lepencit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, i cili shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa pjesë të vendit dhe kërcënoi furnizimin me rrymë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller.

Miller tha në X se “ne e dënojmë sulmin e 29 nëntorit ndaj ujësjellësit të Kosovës” dhe i falënderoi ekipet emergjente të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për punën e tyre në rikthimin e furnizimit me ujë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Serbia.

Shpërthimi ndaj kanalit në Varragë nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.
Furnizimi i rregullt me ujë u rikthye pothuajse një ditë pas shpërthimit, njoftuan autoritetet kosovare të dielën, ndërsa furnizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua.

Mund t'ju interesojë

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen

Para 1 minute
Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Moskën se e shfrytëzoi armëpushimin

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, K...

Para 2 minutash
Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë eu...

Para 5 minutash

Autoritetet kosovare të sigurisë i arrestuan tetë të dyshuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës të shtunën, në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Kosova dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar atë si akt terrorist.
REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen
Para 1 minute

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Moskën se e shfrytëzoi armëpushimin
Para 2 minutash

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Mos...

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës
Para 5 minutash

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Para 16 minutash

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 16 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 5 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte
Para 4 orësh

Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.