Dashamir Shehi kundër PD: Pse nuk dolën për Berishën? Mosbindja civile ka tjetër prapavijë

”Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën”,-thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, një ditë pasi deputetët opozitarë dogjën karriget në parlament dhe paralajmëruar që e njëta situatë do të ndodhë edhe në seancat e radhës. Për Shehin opozita nuk duhet të zhvlerësojë armën më të madhe të saj, që është parlamenti.

“Kush është kjo opozitë që i heq vetvetes armën kryesore jetën parlamentare, betejat në komisione, kemi kaq shumë gjëra për të bërë në parlament së është një rrugë pa krye. Institucioni opozitar që e ka paguar më shumë këtë çmim ka qenë parlamenti. I jemi drejtuar protestave nuk kam asgjë kundër po ku të çon kjo linjë politike, a ka krye? Ka vazhdim? Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën. Që është një dënim i padrejtë. Ne kemi Berishën atje 6-7 muaj, po nuk kanë dalë nga parlamenti këta zotërinjtë. Do të ishte më logjike kjo që them unë. Po zhvlerësojmë institucionin dhe armën më të madhe opozitare që është parlamenti”.

Duke e konsideruar parlamentin si asetin më të madh të opozitës, Shehi theksoi se aty opozita duhet të bëjë luftën e saj kundër qeverisë, krahas asaj në media dhe protestave. Situata e djeshme në parlament dhe thirrjet radikale për mosbindje civile, për Shehin kanë tjetër prapavijë, që sipas tij është mbyllja e parlamentit opozitar, ku mbrojtja për Salianjin sipas tij, do të ishte më e mirë.

“Unë mendoj që ka një prapavijë tjetër që është meqë këtu brenda opozitës ky grup ka një presion mbi rrugën e demonstruesit dhe ta mbyllin parlamentin opozitar dhe mos të kenë mundësi të flasin dhe të shprehin idetë e tyre. Kjo është ide e gabuar. Do shkojmë në 7 tetor në protestë, uroj që të jetë e madhe, por larg qoftë nëse nuk është kaq e madhe, si i bëhet të nesërmen? Përditë shtinë nga një ide të re radikale, kush të bëjë radikalin më shumë dhe tani thonë mosbindje civile”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP