Dashuria e kthyer në tragjedi. Vret të dashurën me plumb në ballë sepse s’i hapi telefonin

Mbrëmja e 12 janarit ka qenë e fundit për 22-vjecaren nga Kucova, Denisa Demaj. Ajo është ekzekutuar me armë nga i dashuri i saj Klaus Sakolli, 29-vjeç nga qyteti i Beratit. Është një histori dashurie me fund tragjik. Mësohet se Sakolli ka shkuar në banesën e Denisës për t’u sqaruar, por bashkëbisedimi ka degjeneruar deri në përdorim të armës. Viktima nuk i ka hapur telefonin të  dashurit, i cili pas shumë mllefeve të mbledhura, shkoni në Kuçovë, dhe duke përfituar që banesa ishte private, ka kapërcyer gardhin rrethues dhe ka hyrë brenda në shtëpi.

Ai i ka kërkuar asaj që të vinte nesër të sqarohej. Pas refuzimit të vajzës, ai e ka qëlluar me një plumb në ballë, duke e lënë të vdekur në vend. Të afërm të familjes thonë se ishin në dijeni të lidhjes së të rinjve dhe të faktit që i ati i vajzës nuk e pranonte zyrtarizimin e kësaj historie. Nga dëshmitë e komshinjve mësohet se autori mund t'i kishte vrarë të gjithë nëse nuk do t'i bllokohej arma.  Në tentativë për të mbrojtur motrën është plagosur rëndë edhe vëllai i Denisës, 20-vjecari Eduard Demaj, i cili u transportua me helikopter në spitalin e traumave në Tiranë.

Mësohet se gjendja e tij është kritike për jetën. Të rinjtë ishin njohur në Berat ku Denisa punonte në një firmë që operonte në industrinë e biznesit fason. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e krimit dhe pas marrjes në pyetje do të jepen më shumë detaje rreth motiveve të këtij krimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?