Datat më të rëndësishme për këtë vit shkollor, edhe pushimet
Është zbardhur në Fletoren Zyrtare udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002,i cili përcakton datat e nisjes e përfundimit të viti shkollor, por edhe të pushimeve dimërore, atyre verore si dhe nisjen e semestrave.
STRUKTURA E VITIT SHKOLLOR 2016–2017
ARSIMI BAZË:
Mësimi
Mësimi fillon më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 9 qershor 2017.
Pushime
Fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë më 3 janar 2017.
Fillojnë më 31 mars 2017 dhe mbarojnë më 2prill 2017.
Provime
Provimet e lirimit zhvillohen në periudhën 10–30 qershor 2017.
ARSIMI I MESËM I LARTË / GJIMNAZI ME KOHË TË PLOTË DHE ARSIMI I ORIENTUAR
Mësimi
Mësimi fillon më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 16 qershor 2017. Për maturat, viti shkollor fillon më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 31 maj 2017.
Pushime
Fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë më 3 janar 2017.
Provime
Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 1–30 qershor 2017.
ARSIMI PROFESIONAL
Mësimi fillon më 13 shtator 2016 dhe përfundon: Më 16 qershor 2017, për nxënësit e klasave të 10-ta (për të gjitha strukturat), për nxënësit e klasave të 12-ta (për strukturën 2+2) dhe për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare).
Më 2 qershor 2017, për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave të 11-ta (struktura 2+2).
Më 23 maj 2017, për të gjithë nxënësit maturantë.
Pushimet:
Fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë më 3 janar 2017.
Provime
Provimet përfundimtare të nivelit I dhe II zhvillohen në periudhën 5–16 qershor 2017.
Provimet përfundimtare të nivelit III zhvillohen në periudhën 24–30 maj 2017.
Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 1–30 qershor 2017
KOHA JONË SONDAZH

