De Biasi vlerëson Veliajn: Është një nga njerëzit më të zotë

Puna e bërë në një vit e gjysmë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se i ka bërë përshtypje të madhe edhe trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi. Në një prononcim për Top Channel, tekniku i përfaqësueses shqiptare, që e kualifikoi për herë të parë në një Kampionat Europian dhe per kete u nderua me çmimin “Personazhi i Vitit 2016”, tha se Erion Veliaj është një nga njerëzit më të zotë në vend.

“Jam shumë i kënaqur nga rezultati i këtij sondazhi, që më ka renditur mua të parin. Gjë që do të më dukej në fillim e pamundur të isha përpara kryeministrit, mikut tim Edi Rama, i cili po bën një punë shumë të mirë, ashtu si dhe kryebashkiakut Veliaj, që gjithashtu është ndër miqtë e mi dhe nga njerëzit e zotë në atë vend”, tha De Biasi.

Krahas projekteve të tjera me rëndësi, një vëmendje të veçantë Bashkia e Tiranës i ka kushtuar dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive duke nisur disa investime të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?