Debate të ashpra mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Ke bashkëpunuar me Millosheviçin kundër Kosovës!
Me debate dhe tensione është zhvilluar seanca e sotme në Kuvend. Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me kreun e PD, Sali Berisha.
Pjesë nga debati:
“Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku që ndjek këtë seancë. Sepse gjithçka që dëgjojmë është një përsëritje prej shumë vitesh. Para zgjedhjeve ua kemi thënë që do vini përsëri me të njëjtin refren: “U vodh vullneti i shqiptarëve, u manipulua”. Si ka mundësi që ndodh gjithnjë e njëjta gjë? Edhe në 2017, edhe në 2021 doli Luli. Në 2025, tani po kuptojmë që Luli s’i paska pasur nga vetja… Kam qenë në selinë e PS-së në Librazhd kur e rrahën kreun e PS-së. Kështu trajtohej opozita.
ë nga 1997, ti je një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha ndaj këtij vendi. Ke bashkëpunuar me Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake kundra Kosovës. Citoj Thaçin që tha: marrëveshje Berisha–Millosheviç, solli Arkanin në Shqipëri. Apo edhe akuzat për vrasjen e Ilir Konushevcit, ushtar i UÇK-së. Ka dëshmitarë, dy pilotë që thonë se ti u dhe urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.
“Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga.
Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…”, ia ktheu Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

