Defektet nga moti i ftohtë, OSHEE: Ja gjendja e furnizimit me energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se pavarësisht motit të pafavorshëm, në kushtet e temperaturave deri në minus 15 gradë celcius në disa zona të vendit, strukturat e OSHEE-së kanë vijuar punën maksimalisht për t’iu përgjigjur nevojave emergjente për furnizim me energji aty ku janë konstatuar probleme.

Mësohet se energjia është rikthyer në disa zona të cilat kanë qenë në gjendje avarie (fshatra të Qarkut Korçë, Dibër, Kukës,Berat dhe Elbasan), por situata vijon të paraqitet e rënduar në disa zona të thella malore.

Aktualisht nuk kanë energji elektrike zonat si më poshtë:
Në rajonin e Elbasanit, në Librazhd, komuna Orenje, e cila ka 15 km linjë të dëmtuar, në komunën Hotolisht, Polis dhe komuna Lunik. Në Përrenjas, nuk kanë energji elektrike komunat Rajcë (fshatrat Leshnje dhe Gjanç), Stravaj dhe Mokër.
Në rajonin e Korçës, komunat Moglicë, Mollas (fshatrat Panarit, Trebickë dhe Laboc) dhe Lozhan.
Në rajonin Burrel, komuna Gollobordë, pa energji 4 fshatra.
Në rajonin Kukës, komuna Zapot. Jashtë pune Degzimi Kalis që furnizon 5 fshatra të Kukesit, Kalis-Çaj, si dhe 3 fshatra të tjerë që furnizohen nga fidri i Lekbibaj: Shalca, Palçi dhe Brinca, ku rrugët janë të bllokuar nga bora. OSHEE është duke monitoruar situatën dhe raporton se gjendja paraqitet më e stabilizuar.

SHKARKO APP