Degët më të kërkuara nga maturantët drejt mbylljes së pranimeve

48 orët e para të regjistrimeve në universitete kanë sjellë një fluks të madh të kandidatëve ekselentë, të cilët në fazën e parë kanë fituar një pjesë të madhe të degëve të preferuara në formularin A2. Për shumë prej tyre, sfida nuk ka qenë vetëm fitimi i një dege, por zgjedhja e profesionit që do të ndjekin në të ardhmen. Edhe pse shumica e kandidatëve e kanë bërë tashmë zgjedhjen, para fakulteteve ka ende maturantë që janë përballur me dilemën e fundit.

Një prej tyre ishte edhe një ish-maturante nga Lushnja, e cila pas orëve të vështira të diskutimeve vendosi të regjistrohej në Arkitekturë. Zgjedhja e saj shënon edhe nisjen e lëvizjes së listave për kandidatët që presin një mundësi në fazën e dytë. Në Fakultetin e Arkitekturës, mbi 80% e kuotave janë plotësuar që në fazën e parë, duke e renditur këtë program ndër më të preferuarit e maturantëve.

Në krye të listës së degëve me kërkesën më të lartë vijon të jetë edhe Mjekësia. Fluksi më i madh u regjistrua që në ditën e parë, duke bërë që pothuajse të gjitha kuotat të plotësoheshin. Interes të lartë kanë pasur gjithashtu Informatika, Ekonomia, Stomatologjia, Farmacia dhe degët e Inxhinierisë, të cilat kanë tërhequr një numër të madh aplikantësh që në fazën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten, më 28 gusht, nis lëvizja e listës dhe faza e dytë e pranimeve në universitetet shqiptare, duke u dhënë mundësi të reja aplikantëve që nuk arritën të regjistrohen në zgjedhjen e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?