Deklarata e KiE kundër ligjit të mediave. Presidenti Meta: Çdo kokëfortësi nuk i shërben çeljes së negociatave

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të heq dorë nga ligji për kontrollin  e mediave. Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook, deklaratën e Këshillit të Europës, i cili i kërkon Parlamentit të mos miratojë këtë nismë. Sipas KiE, projektligji për median është i paqartë dhe rrezikon pavarësinë e mediave.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd.  Përkundrazi!”,- deklaron Presidenti Ilir Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3358642654181984

 

Projekti i PS për të miratuar paketën anti-shpifje përmes ndryshimeve të cunguara dhe jotransparente duket se po has kundërshti jo vetëm nga organizatat për të drejtat e njeriut, por edhe nga Bashkimi Europian.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca paralajmëroi socialistët në një seri me mesazhe në Tëitter të enjten që të ndjekin në tërësi rekomandimet e Opinionit të Komisionit të Venecias nëse duan të bëjnë amendime në ligjin, të cilin socialistët e miratuan dhjetorin e kaluar në kundërshti me këshillat e Bashkimit Europian por që u bllokua më pas nga presidenti Ilir Meta dhe nga Këshilli i Europës. “Çdo amendim në draftine ligjit antishpifje duhet të jentë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje,” shkroi Soreca.

“Ne nxisim autoritetet e Shqipërisë të ndërmarrin konsultimet e nevojshme me organizatat e medias dhe shoqërinë civile dhe të marrin parasysh opinionet e shprehura nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias,” shtoi më tej Soreca.

SHKARKO APP