Dekonspiroi aksionet e policisë për drogën/ Shoferi i FNSH në gjyq: Jam i sëmurë, më kaloni në “arrest shtëpie”

Shoferi i FNSH, Ardian Loci, i akuzuar se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike ,kërkoi përpara togave të zeza ndryshim të masës së sigurisë në arrest shtëpie. Avokati mbrojtës cilësoi se zëvendësimi i masës nuk paraqet asnjë rrezik, ndërsa Loci u shpreh se ndihet i shqetësuar për vajzën e tij të sëmurë.

Shoferi i FNSH, Ardian Loci i akuzuar se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike doli sërish përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Loci kërkoi përpara togave të zeza zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Gjate seancës i akuzuari për “shpërdorim detyre” tregoi se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa foli për gjendjen e rëndë ekonomike të familjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati mbrojtës paraqiti prova për gjendjen e rëndë depresivë në të cilën ndodhet Loci, ndërsa cilësoi se zëvendësimi i masës së sigurisë në “arrest shtëpie” nuk paraqet asnjë rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori i çështjes kërkoi disa ditë kohë për të shqyrtuar provat nëse plotësohen kushtet që të zëvendësohet masa e sigurisë për Ardian Locin.

17 persona të tjerë u arrestuan me për kultivim kanabisi në Dukagjin, 10 prej të cilëve janë në “arrest me burg”, ndërsa pjesa tjetër “arrest shtëpie”.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?