Del jashtë kontrolli zjarri në Fllakë, raportohen shpërthime
Aktualitet E Mërkurë, 30 Shtator 2026 16:41
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë përpunimi dhe grumbullimi hekuri në zonën e Flakës. Flakët janë përhapur dhe në fabrikë janë raportuar edhe shpërthime. Në zonë ndodhen disa subjekte të tjera, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku po punojnë për izolimin e flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.

