Del jashtë kontrollit zjarri në Riban të Mallakastrës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në fshatin Riban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun për përfshirjen e masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat e angazhuara janë përqendruar në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, në përpjekje për të frenuar avancimin e flakëve.

Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca bashkiake, dy autobotë me ujë, ndërsa pritet t’u bashkohen edhe 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte, vlerësohet si e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?