Delfinët befasojnë pushuesit në Drimadhes, shfaqje magjepsëse pranë bregut

Një grup delfinësh ka dhuruar një moment të paharrueshëm për pushuesit në plazhin e Drimadhes, pasi janë afruar pranë vijës bregdetare dhe kanë luajtur në ujërat e cekëta.

Pamjet e gjitarëve detarë duke lëvizur pranë një mjeti jet ski kanë krijuar një skenë të veçantë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e pushuesve. Të shumtë kanë qenë ata që kanë ndalur për të ndjekur spektaklin natyror dhe për të regjistruar momentet me kamera.

Prania e delfinëve pranë bregut shihet si një tregues i një mjedisi detar të pastër dhe i ka shtuar edhe më shumë bukurinë sezonit turistik në Drimadhes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?