Dëm 38 mln lekë nga tenderat në Roskovec, KLSH padit 4 drejtorë

KLSH ka kallëzuar në prokurori katër drejtorë dhe dy përgjegjës sektori të bashkisë Roskovec, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar një dëmi ekonomik shtetit me vlerë 38.2 milion lekë nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën.

Pas auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi.

Shkeljet janë evidentuar sipas KLSH në 6 procedura prokurimi; “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom/ egjiptian”; “Rikonstruksion i shkollës Kuman, për t’u përdorur për zyra”; “Ndërtim i kanalizimeve të ujrave të zeza fshati Strum, Bashkia Roskovec”; “Ndërtim trotuari i rrugës së fshatit Velmisht”; “Projekti zhvillimor i qendrës Kuman” dhe “Ndriçimi i rrugëve: Loti I, ndriçim i rrugës Bushi Kola dhe Loti II – Ndriçimi i rrugës së Kurjanit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkeljet sipas raportit të KLSH

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 2,380,746 lekë pa TVSH, për skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

2. Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për diferenca të ofertave në vlerën 4,047,807 lekë pa TVSH, shkaktuar nga vendosja e kritereve të gabuara dhe jo sipas objektit të prokurimit, me pasojë skualifikimin e Operatorit Ekonomik me vlerë më të ulët dhe shpalljen fitues të Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë;

3. Kanë kërkuar kategori të licencave me klasifikim më të lartë se volumi i punimeve apo kategori licence që nuk lidhen me objektin e prokurimit;

4. Kanë kërkuar një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të pa argumentuar me volum pune;

5. Kanë përcaktuar dhe evidentuar markën e materialeve, duke kufizuar numrin e shoqërive pjesëmarrëse në prokurim, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, me VKM nr.312, datë 05.05.2010, “Për miratimin e rregullores “Për sigurinë në kantier”, si dhe të neneve 8 dhe 18 të ligjit nr. 8402, date 10.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, me shkresën nr. 257/16 datë 20.07.2017 kallëzim penal ndaj E.M. me detyrë Drejtore Juridike, në cilësinë e anëtares së Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT), M.C. me detyrë ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, aktualisht specialiste finance, në cilësinë e anëtares se NJHDT, E.K. me detyrë ish Specialist topograf, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, F.P. me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Ndërtimeve, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, S.C. me detyrë Drejtor Ekonomik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), E.T. me detyrë ish Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e anëtarit të KVO dhe A.D. me detyrë Drejtor i Shërbimeve në cilësinë e anëtarit të KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Roskovec masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 293 milion lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?