Dëmet nga termeti, familja Lekgegaj në qiell të hapur, apel për ndihmë
Tërmeti i së shtunës në drekë ka sjellë një sërë pasojash në banesat e rrethit Mat, në shtëpi dhe në biznese. Një familje e varfër me 12 antarë apelon për ndihmë pasi ka mbetur në qiell të hapur, ndërsa kreu i Emergjencave Shemsi Prençi tha se ekspertët po punojnë në inventarizimin e dëmëve.
Tërmeti 5.1 ballë i rënë pasditën e të shtunës ka krijuar panik tek banorët e Mirditës dhe të Matit. Epiqendra e tij ishte në afërsi të Kurbneshit, ku është ndjerë edhe më shumë.
Tërmeti ka sjellë pasoja në shtëpitë, biznese dhe institucione arsimore në Mirditë dhe në Mat. Epideqendra e tij ishte në afërsi të Kurbneshit dhe administratorët e biznesit të dëmtuar tregojnë momentin e frikshëm.
Dëmtime janë ndier edhe në tavanet e banesave ku kanë pësuar plasaritje. Banorët kaluan situtuanë e panikut por tani kërkojnë ndihmë për riparimet e tyre.
Familja Lekgegaj ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe 12 anëtarët e saj apelojnë për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur.
Mirash Lekgega: Jetojmë dy familje, kam nënën dhe kunatën me jetima. Jam me një ndihmë ekonomike dhe pensionin e nënës prandaj ka mbetur dhe shtëpia kështu. Shteti e di vetë, e shikoni vetë.
Drejtori i Shërbimit të Emergjencave Shemsi Prençi tha se po përllogariten dëmet nga tërmeti.
Prençi: Ekipet ndodhen në të gjithë territorin për të verifikuar sëbashku me njësitë e qeverisjes vendore. Janë raportuar në bashkinë e Mirditës të dëmtuara rreth 7 banesa. Më shumë është dëmtuar kjo banesë që jemi këtu në fshatin Perlat i Sipërm.
Dëmtime në banesa janë evidentuar edhe në bashkinë e Matit dhe të Klosit.

