Dëmi që po i bëhet Shqipërisë në prag të hyrjes në BE

Shqipëria për shumë arësye është më afër se kurrë pranë mbylljes së kapitujve me negociata për të hyrë përfundimisht në BE. Thamë se jemi për shumë arësye, pasi është edhe momenti gjeopolitik, edhe miqësitë që ka krijuar kryeministri Rama me liderët kryesorë europianë, edhe kushtet e përmbushura nga pala shqiptare, edhe interesat e Italisë në veçanti, ndaj kjo që po bën lideri demokrat  demokrat në emër “të manipulimit të zgjedhjeve” mbetet dëmtuese për negoictatat e Shqipërisë, sepse sadopak ndikon në BE.

Nga futja në BE fiton krejt populli shqiptar, ndaj duhet të jemi të kujdeshsëm edhe me njeri tjetrin në akuza. Natyrisht që për zgjedhjet ashtu e luan PD lojën, por edhe nëse ka patur probleme serioze, këto nuk mund të mbyllin derën e BE sepse flitet për një rast që nuk e kapim më.

Dikush mund të hidhet edhe të thotë se nëse preket  vota nuk ka demokraci! E saktë, por edhe në SHBA u prek dhe demokracia vazhdoi, shteti amerikan drejton botën. Dhe amerikanët para interesit të SHBA, nuk duan t’ia dijnë për asnjë gjë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por së pari PD duhet të gjejë të keqen brenda vetes se nuk arriti të bind elektoratin jashtë saj që ta votonte, pasi me 500 mijë vota solide demokrate nuk mposhtet Edi Rama me 800 mijë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?