Demokrati Mariglend Doci nga Kurbini: “Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër, ditë-natë”
“Deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër!”.
Thirrja për rezistencë u bë sot pasdite nga demokratët e Kurbinit në takimin me liderin e PD-së Sali Berisha.
Mariglend Doci, anëtari Këshillit Kombëtar të PD-së i bëri thirrje për rezistencë qytetare kundër qeverisë që të nisë në 22 dhjetor dhe të mos ndalet deri në rrëzimin e qeverisë Rama
‘Kjo është e vetmja rrugë’ tha ai.
Duke folur gjatë foltores së demokratëve, Doci akuzoi pushtetin lokal në Kurbin si të korruptuar dhe denoncoi pasojat e reformës territoriale të vitit 2014 që bëri që e gjithë treva e Kurbinit të përfshihej në një bashki të vetme, duke zhvendosur të gjithë vëmendjen drejt qytetit të Laçit dhe duke lënë pas dore zonat rurale.
Ai theksoi se edhe qyteti i Laçit vuan nga një keqqeverisje e thellë. “Plehërat kanë mbuluar gjithandej, është katastrofë, mungon uji i pijshëm,” u shpreh ai.
Shqetësimi më i madh i ngritur ishte ideja e fundit e kryeministrit Rama për “copëzimin e Kurbinit” dhe bashkimin e pjesëve të tij me bashki të tjera.
“Kjo është realisht shqetësuese për ne, sepse ne jo vetëm që nuk do të kemi më një bashki, por do ta kemi Kurbinin e copëzuar, pjesë të bashkive të tjera”.
Fjala e Mariglend Doçit
Ajo çka na shqetëson më së shumti kohët e fundit është se reforma territoriale e 2014-ës, në Kurbin, bëri që e gjithë treva e Kurbinit të bashkangjitet në një bashki.
Po kjo ka bërë që të zhvendoset pak vëmendja nga zonat rurale dhe e gjithë vëmendja është përqëndruar në qytetin e Laçit dhe atë nuk e kanë bërë. As vëmendja në qytetin e Laçit nuk ka. Plerat kanë mbuluar gjithandej, është katastrofë, mungon uji i pijshëm dhe ëh realisht Kurbini ka nevojë për më shumë bashki.
Por, ajo çfarë kam vënë re unë është se kohët e fundit Edi Rama ka dalë me idenë e copëzimit të Kurbinit dhe bashkimit me bashkitë e tjera. Dhe kjo është realisht shqetësuese për ne sepse ne jo vetëm që nuk do kemi më një bashki por do ta kemi Kurbinin e copëzuar pjesë të bashkive të tjera.
Dhe unë do të doja të dija cila do jetë rruga e Partisë Demokratike për reformën territoriale. Pastaj, përveç kësaj, unë e di që pjesa më e rëndësishme është rrëzimi i kësaj kalbësire. Dhe po, është e vërtetë.
Ne kemi një protestë shumë të rëndësishme në datë 22 dhjetor. Që i bëj thirrje çdo të riu, çdo bashkëmoshatari, të gjithë atyre që na dëgjojnë dhe jashtë Kurbinit sonte, që të jemi aty, të përgatitemi për një rezistencë të gjatë, ashtu siç ta kemi kërkuar gjithmonë, rezistencën e gjatë, dhe kjo rrugë të mos ndalojë doktor, deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër.
Të gjithë këta njerëz që janë këtu, asnjëri nuk ka lidhje me pushtetin dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër se si t’i shpëtojë shtypjes së pushtetit. Prandaj doktor ne na ke me vete. Dhe duhet që patjetër në datën 22 të përdorim format më demokratike në protestë por dhe jo vetëm. Më falni ndoshta jam pak i ashpër, por vetëm kështu rrëzohet Edi Rama”.
KOHA JONË SONDAZH

