Dënohet me 3 vjet burg ish-gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 3 vjet burgim ish-gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo.

Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e gjetur fajtor ish-gjyqtarin për akuzat e korrupsionit.

Çobo përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i mbetën vetëm 2 vite nga dënimi.Ndërkohë Gjykata ka vendosur të pezullojë dënimin, duke e kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shyqyri Çobo akuzohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.Gjyqtari i kallëzua nga një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T  për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Sipas prokurorisë  gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?