Denoncimi i fierakes në polici: Prej një muaj me vijnë sms kërcënuese në telefon
Një 28-vjeçare është paraqitur në komisariatin e Fierit ku ka bërë një denoncim, pasi prej 1 muaji i shkonin në celular mesazhe kërcënuese.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.Z. Pasi u njoh me rastin në fjalë, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që fshihet pas këtyre kërcënimeve.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.07.2017, shtetësia E.Z, vjeç 28, banues në fshatin Hasturkas Fier, kallëzon se prej një muaj, në celular i vijnë mesazhe kërcënuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit Neni 275 i Kodit Penal.

