Denoncimi për dhunë, nis procedimi për kryebashkiakun e Poliçanit

Policia ka nisur procedimin penal ndaj kreut të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj. Kryebashkiaku do të procedohet për ushtrim dhune, prishje të qetësisë publike dhe për shpërdorim detyre.

Zotkaj u denoncua ditën e djeshme nga një mjek familje për ushtrim dhune përpara Qendrës Shëndetësore në Poliçan.

Mjeku i familjes, Dritan Hoxha deklaroi se ka qenë duke punuar, por pasi ka dëgjuar se disa persona kanë qenë duke u rrahur jashtë ambulancës, ka dalë për të parë nëse dikush kishte nevojë për ndihmën e tij mjekësore, por është përballur me dhunën e kryebashkiakut.

SHKARKO APP