Denoncimi për eksploziv, policia shoqëron gruan. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes
Aktualitet E Mërkurë, 14 Korrik 2021 12:30
Policia e Tiranës ka shoqëruar për të marrë në pyetje pronaren e dyqanit që dha alarmin për eksploziv paraditen e sotme, duke ngritur më këmbë forcat e rendit.
Mësohet se ajo është Bruna Aliaj, pronare e një dyqani rrobash të përdorura.
Ndërkaq “BalkanWeb” publikon pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku duken forcat xheniere që po kryejnë veprimet e para për pakon e dyshimtë para dyqanit të gruas.

