Denoncimi te Berisha: Banda kriminale e Belinda Ballukut i terrorizoi romët për vota! Hapini kamerat e sigurisë

Komuniteti rom në Valias mësohet se është terrorizuar ditën e zgjedhjeve nga njerëz të armatosur për të dhënë votën pro Ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe Partisë Socialiste.

Një qytetar ka kërkuar sot me forcë që të shihen kamerat e kopshtit “Niko Hoxha” në Valias, pasi ka bindjen se ato kanë filmuar anëtarët e grupit kriminal të Ballukut, siç i cilëson ai, duke kërcënuar jo vetëm familjet rome, por deri edhe komisionerët e PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha e publikoi këtë mesazh të denoncuesit me këtë shënim: “Denoncon terrorin e grupit kriminal të Ndrikull Grykësisë në qendren e votimit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Berisha, në qendrën e votimit në Valias, te kopshti “Niko Hoxha” është bërë terror ditën e zgjedhjeve nga anëtarët e grupit kriminal të vjedhjes së votave të Belinda Ballukut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hapen kamerat e sigurisë së kopshtit ku të gjithë anëtarët e grupit kriminal kanë rreshtuar njerëzit e komunitetit rom në Valias për të votuar me vota personale Belinda Ballukun.

Njerëzit kanë qënë të armatosur edhe iu kanë bërë presion edhe komisionerëve të Partisë Demokratike, duke i fotografuar secilin që t’i dokumentojnë se kush janë!

I bëj thirrje Prokurorisë të marrë kamerat e sigurisë për të zbuluar këtë akt kriminal të bandës kriminale Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?