Deputetet gra mblidhen kundër dhunës së burrave, por burrat u marrin sallën e mbledhjes

Bregu: Mediat online të fshijnë komentet denigruese për femrat

Deputetët e parlamentit shqiptar nisin një fushatë sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas. Edhe pse vetë deputetet nuk ranë dakord për çdo gjë, ajo që mbizotëroi në Asamblenë e Aleancës së grave ishte fakti se duhet bërë më shumë përsa i përket mbështetjes që i duhet dhënë grave të dhunuara. Nisma është mbështetur nga Presidenti, i cili i ftoi deputetet në një takim konsultues.

Tiranë- Kur gratë deputete vendosën të mblidhen për t’i dalë në krah të dhunuarave nga burrat, pengesë u bënë pikërisht burrat që dominojnë Komisionin e Ekonomisë, që i detyruan të shtyjnë dhe të zhvendosnin mbledhjen në një tjetër ambjent.

Pa dallime partiake, Asambleja e Aleancës së Grave Deputete paralajmëroi nisjen e një fushate kombëtare kundër dhunës në familje.

Por as kjo tryezë, nuk kaloi pa kundërshtime mes deputeteve të partive të mëdha. Majlinda Bregu njoftoi edhe nismën për ndryshime ligjore në kodin civil,që do të detyroje mediat online të fshijnë komentet denigruese për femrat.

SHKARKO APP