Deputeti denoncon në polici: Më kanë kërcënuar me vdekje
Deputeti Ligoraq Karamelo, i cili është pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, ka denoncuar sot në polici pasi sipas tij është kërcënuar dhe shantazhuar në rrjetet sociale.
”Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar.
Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.
Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj”.