Deputeti i PS-së te Krimet e Rënda: Si u takova me Shullazin…
Deputeti i zgjedhur i PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili dikur ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën, ka dëshmuar sot mbi rastin në fjalë.
Ai ka dhënë sot një dëshmi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku foli për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin. Çyrbja ka deklaruar se nuk është kërcënuar nga askush.
Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin.
Sipas Çyrbjas, Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së tij.
Ndërkaq, në këtë seancë nuk ka pranuar të dëshmojë avokati Neshat Fana, pasi procedura nuk e lejon të dëshmojë për shkak të profesionit. “Njihem me Shullazin sepse e kam patur në cilësinë e klientit dhe rrezikojë nxjerrjen e sekreteve”, tha ai.

