FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Pëllumbi: Një ”atent@t” ndaj Spiropalit dhe kjo nga kokëforcia e një njeriu të vetëm

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se është shqetësues gjesti i Gazment Bardhit ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali. “Ai reagim është një “atentat” sepse në rast se do të kishte prekur kryetaren do të kishte pasoja të rënda për atë”, tha ai në emisionin “Ekspres” në RTSH.

”Më erdhi në mendje grushti i shtetit në 97’ ku gati u dogj Tirana dhe u shkatërruan bizneset e Kryeqytetit. Më erdhën ndërmend Gërdeci, apo 4 të vdekurit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që të gjitha këto u bënë prej kokëforcisë e një njeriut të vetëm”, tha Pëllumbi.

Deputeti bën thirrje për dialog, teksa tha që çdo pretendim e kërkuar nga opozita duhet të komunikoj dhe ndërtojë një komunikim me mazhorancën dhe jo ti vënë zjarrin Kuvendit. ”Nuk pres ndonjë reflektim dhe vijë sjellje tjetër përveç kësaj sepse me një udhëheqës që është non grata dhe grupi që mbështet vështirë të kemi një qasje tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?