Deputeti Xhaferaj i përgjigjet ministrit Manja: Brenda PS ndodhin skandale…
Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj i përgjigjet ministrit Ulsi Manja, i cili arsyetoi se pse janë rrëzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Xhaferaj tha se opozita kërkon ngritjen e Komisione Hetimore, që sipas tij do çmontonin skandalet e brendshme të Partisë Socialiste.
”Unë e kuptoj pozitën e vështirë të ministrit. Brenda gardhit të maxhorancës ndodhin vetëm skandale. Një nga arsye pse nuk janë miratuar, se lidheshin me çmontim skandalesh. Që nga koha që Berisha u shpall non grata opozita ishte e ngrirë në marrëdhënie me ndërkombëtarët, por këtë herë përmenden në favor. Të vrasësh transparencën është skandaloze.
Ne bëmë kërkesën për komisione hetimore, këta thanë do ndryshojmë ligjin. Edhe në grupin e PD, e kam thënë dhe rithem, ne ta bëjmë kërkesën, pro ministri nuk mund të thotë që çështja e portit të Durrësit nuk është çështje që nuk duhet të kundërshtohet. Në mënyrë të padiskutueshme, mund të ndryshohet objekti po këta i rrëzuan në bllok, por megjithëse ne ishin në raport të vështirë ndërkombëtar, është i rasti i parë që faktori ndërkombëtar mbështet opozitën. Këta duan të hetojnë vetëm çfarë duan këta”,-tha në ”Top Story”.