Deputeti Xhaferraj për bazën e NATO-s në Kuçovë: E ftuan opozitën dhe i lanë pa karrige

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e quajti hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, si një moment të rëndësishëm. Xhaferraj e vuri theksin edhe te ankesa e deputetëve të PD, të cilët u ftuan në këtë inaugurim, por për ta nuk ishte siguruar një karrige.

“Do të thoja që është moment i rëndësishëm. Në harkun e 15 viteve, që kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, ishte momenti më i rëndësishëm që aleanca vendos të investohet, duke instaluar pajisje ushtarake në Shqipëri. Është e konfirmuar edhe nga Blinken, duke theksuar që muajin e ardhshëm kemi këtë zhvillim në Shqipëri.

Duke mos dashur t’i heqim vlerën këtij momenti të rëndësishëm, ajo që pamë sot është që Shqipëria ka ngelur me mendësinë e Traktatit të Varshavës. Kolegëve të mi opozitar nuk i kishin planifikuar vende. Do kisha dëshirë të ishte gabim i protokollit, por nuk mund të jetë, është mendësi.

Prandaj thash që qeveria ka ngelur në mendësi. Fatkeqësia më e madhe është që nuk mund të kesh të drejtë të përjashtosh gjysmën e Shqipërisë, ajo pjesë që ka kontribuuar për të qenë anëtarë në NATO. Duke parë që opozita nuk merret për bazë fare, protokolli e sjell ftesën por nuk të organizon vende. U theksua rëndësia gjeostrategjike, shumë e rëndësishme që kjo u bë. Shqipëria ka përfitime”, tha Xhaferraj.

SHKARKO APP