Deputetja vetëprangoset në Parlament

Parlamenti turk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që zgjerojnë kompetencat e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, çka pritet t’i hapë rrugë një referendumi historik në vend që pritet të zhvillohet në pranverë.
Parlamenti ka miratuar të sot (19 janar), ndryshimet në 7 nene të Kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër e neneve të mbetura pritet të miratohen të premten.

Gjatë seancës parlamentare, Aylin Nazliaka, një ligjvënëse e pavarur, i ka vënë prangat vetes në foltoren e Parlamentit duke u lidhur në tribunë me mikrofonin e palëvizshëm në shenjë proteste kundër reformave të ndërmarra që e çojnë vendin në republikë presidenciale.

Veprimi ka detyruar drejtuesin e Parlamentit që të ndërpresë seancën për më shumë se një orë.

“Kërkoj fjalën prej një viti e gjysmë dhe nuk ma keni dhënë. Tani nuk po protestoj për të marrë fjalën, por kundër kësaj pakete kushtetuese anti-demokratike. Nuk e pranoj propozimin tuaj, tha deputetja duke iu përgjigjur një kolegut të saj të partisë në pushtet, i cili i tha se mund të merrte fjalën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

aylin_nazliaka_kendini_kursuye_kelepceledi_1484842033_5631aylin3kzrjte3tj0eyzk2dchumowaylin-nazliaka-kelepce2aylin-nazliaka-kelepce4aylin-nazliaka-kelepce5aylin-nazliaka-kendini-meclis-kursusunde-mikrofona-kelepceledi-ti2o25ayuqlrybjco5ydw

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?