Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja Vokshi denoncon në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve

Aktualitet E martë, 1 Korrik 2025 17:50
Deputetja Vokshi denoncon në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale. Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet përgjegjëse, por në ditën e zgjedhjeve nuk mori asnjë mbrojtje. Ajo vetë dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë që tregojnë shkallën e lartë të kriminalizimit të zgjedhjeve në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

Faleminderit zonja drejtuese, siç përmendi Presidenti Berisha në fjalën e tij, duke iu referuar edhe Raportit Paraprak të OSBE/ODIHR, në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri pati shumë shkelje ligjore si: keqpërdorimi masiv i burimeve administrative, intimidimi, blerja e votës, etj. Unë doja të ndalesha në nivelin e përfshirjes së krimit që në këto zgjedhje ishte më i lartë se në çdo zgjedhje të mëparshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Do të doja vetëm shkurtimisht të ndaja me ju përvojën time personale për mënyrën se si grupet kriminale ndërhynë në zgjedhje. Kam qenë drejtuese politike e PD në Vorë, një bashki e vogël pranë Tiranës, por e industrializuar dhe me shumë interesa të përfshira. Vora kontrollohet tërësisht një një grup criminal i cili emëroi dhe më pas ndihmoi për t’u zgjedhur kryetarin e bashkisë, 2 vjet më parë. E sot e kontrollojnë atë plotësisht.

Disa ditë para zgjedhjeve, depozitova një kallëzim zyrtar pranë mekanizmit (i përbërë nga Prokuroria e Posaçme, KQZ, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme) që u ngrit ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore. I dhashë këtij mekanizmi të gjithë informacionin e detajuar për grupin kriminal. Kam këtu emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të këtij grupi kriminal, të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri, BE, Angli etj. Në ditën e zgjedhjeve, në këtë foto mund të shihni kreun e grupit criminal, duke debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike z. Noka. Për herë të parë grupi kriminal, në vend që të fshihej, doli publikisht edhe me intervista live në TV etj. Ata ishin aq të sigurt që do të mbroheshin saqë dolën publikisht, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më pare. Kjo, për arësyen e vetmë sepse kishin mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë të cilin e mbështetën në zgjedhje.

Nëse i shihni këto foto, janë anëtarë të ndryshëm të grupit kriminal. Ata qëndronin jashtë qendrave të votimit, dhe Brenda tyre. I gjithë grupi, qëndroi përgjatë gjithë ditës së zgjehdjeve, në një bar përballë qendrës kryesore të votimit, duke kontrolluar procesin e votimit. Anëtarëve të grupit kriminal u ishin lëshuar badge false për t’u dhënë akses brenda qendrave të votimit, për të kontrolluar, intimiduara apo kërcënuar votuesit. Në foto shihen disa qendra votimi. Përballë secilës prej tyre ndodheshin 50–60 persona nga I njëjti grup criminal, me detyrë të kontrollonin dhe intimidonin votuesit. Çdo votues duhej të kalonte përpara tyre përpara se të hynte në qendrën e votimit.

Asnjëherë në jetën time nuk jam fyer, intimiduara apo kërcënuar si në këto zgjedhje, në cdo Qendër Votimi. Ata e bënin këtë me një qëllim: që unë të largohesha, e t’ua lehtësoja kontrollin e plotë të procesit. Por jo vetëm kaq: unë isha me vajzën time dhe disa vajza të stafit tim. Njëri nga anëtarët e grupit kriminal, jo vetëm më kërcënoi mua, por kërcënoi edhe vajzën time. Kjo është çmenduri! E kisha bërë një kallëzim zyrtar në SPAK, kisha dhënë çdo ditë informacione të detajuara që krimi të parandalohej. Kam telefonuar e telefonuar ditën e zgjedhjeve: SPAK, Policinë, por asnjë polic, asnjë prokuror nuk erdhi aty. Mbeta e vetme përballë atyre kriminelëve që i kisha kallëzuar.

E nëse ata guxojnë të më kërcënojnë mua, a mund të imagjinoni çfarë ndodh me njerëzit e tjerë, me votuesit e tjerë? Nuk isha aty për të luftuar me armë, por për një alternativë më të mirë politike. Kandidatët e partisë në pushtet zgjodhën grupet kriminale përballë alternativave politike. Rezultati i votimit në Vorë e tregon qartë ndikimin e krimit: Ministri i Ekonomisë në atë bashki mori mbi 60% të totalit të votave, ndërsa 36 kandidatët e tjerë të PS morën më pak se 40%. Kjo është vetëm për të treguar një rast se si u intimidova, u kërcënova në mes të ditës, dhe u lashë vetëm, pa asnjë prani të forcave të rendit. Të tilla situata ka pasur në pothuajse cdo qark. Shpresoj që kjo të ndihmojë, sadopak, për të krijuar një ide për atë që ndodhi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, në Shqipëri.

Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni

Etiketat e lidhura

albana vokshiAsamblenë e OSBE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.