Dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli/ SPAK jep pretencën për 35 të pandehur, ja sa vite rrezikojnë (EMRAT)

SPAK ka dhënë pretencën për 35 të pandehurit që dërgonin emigrant në mënyrë të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara, Anglisë dhe Kanadasë për të cilët ka aprovuar akuzat.

Hetimi i nisur në 2017 është iniciuar nga agjencitë amerikane, ndërkohë që më tej çdo veprim tjetër është gjurmuar nga prokurori i kësaj dosjeje Eugen Beci dhe si edhe nga policia e shtetit.

Përmes falsifikimit, rrjeti i trafikantëve ndërkombëtarë që në përbërje ka shtetas shqiptarë dhe të huaj, ka trafikuar mbi një mijë shtetas.

Të pandehurit ishin anëtarë të shtatë bandave kriminale, të cilët vepronin si një grup i strukturuar, dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Më poshtë lista e emrave si dhe pretenca për secilin:

Nik Bushi-12 vjet burg
Alfred Kalaj-2 vjet burgim
Mhill Zefi- 12-vjet burg
Mensur Selami- 11 vjet burg
Bedri Bendaj-12 vjet burg
Ardian Gurakuqi- 8 vjet e 8 muaj burg
Kolë Vushaj- 14 vjet burg
Zaim Hysenbelliu- 14 vjet burg
Nosh Volaj-12-vjet burg
Prel Gjelaj- 12-vjet burg
Ardian Corri- 15n vjet burg
Kristjan Zallinaj- 8 vjet burg
Kreshnik Muja-2 vjet burg
Fatos Muja- 12 vjet burg
Luan Qyrku- 15 vjet burg
Genci Osmanaj- 6 vjet e 8 muaj burg
Erenik Avdyli- 6 vjet e 8 muaj burg
Blerim Brahimi- 2 vjet burg
Oltjan Serani- 12 vjet burg
Sokol Duli- 12 vjet burg
Euglen Dushku- 12 vjet burg
Leonora Dushku- 6 vjet e 8 muaj burg
Roza Frroku- 10 vjet burg
Arben Kajaci-12 vjet burg
Luigj shtinja- 12 vjet burg
Tanush Prenga- 12 vjet burg
Esat Cakoni- 8  vjet burg
Eno Muçollari- 9 vjet e 4 muaj burg
Liri Muçollari- 6 vjet e 8 muaj burg
Fuat Zaimni-12 vjet burg
Nikolin Priska- 2 vjet burg
Emiljan Sinjari- 6 vjet e 8 muaj burg

/Faxweb.al

SHKARKO APP