Deri të dielën ka arrestime të mëdha nga biznesmenët VIP

 

 

Burime nga policia tregojnë se kanë në dorë urdhër arrestet dhe pritet të thuhet OK nga shefat e lart për disa biznesmenë VIP që kanë vjedhur, fshehur e manipuluar me bilancet e kompanive të tyre. Drejtoria e Tatimeve paralajmëron arrestime në radhët e emrave të njohur të biznesit në vend.

Mësohet se arrestimet do të kryhen me akuzën e evazionit fiskal. Arrestimet do të kryehen në radhët e atyre bizneseve që janë konstatuar me shkelje në fazën e parë të aksionit kundër informalitetit.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, parashikohet dënim deri në 3 vjet për ata që kanë kryer evazion fiskal.

Prej kohësh qeveria është vënë në qendër të kritikave të opinionit publik në vend, pasi aksioni kundër informalitetit po ndëshkon më shumë bizneset e vogla

SHKARKO APP