Dervishaj: Jemi në gatishmëri maksimale

Placeholder Image

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj inspektoi gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë.

Dervishaj u shpreh se në Qafën e Muzinës pavarësisht motit të ditëve të fundit ky aks nuk ka probleme.

“Ka pasur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Angazhimi është maksimal si nga ministria dhe drejtoritë rajonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi në gatishmëri maksimale, por fatmirësisht në Jug s’ka probleme në qarkullim.

Edhe Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk ka probleme në qarkullim.

Disa akse në veri të vendit janë më problematiket.

Bashkë me institucione të tjera po koordinohemi për të përballuar situatën.

Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, tha ministri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?