DËSHMIA/ “Djalë i ri, me të zeza dhe elegant”, identikiti i parë për autorin e vrasjes së komisarit
Për zbardhjen e ngjarjes, policia e Tiranës ka angazhuar efektivët dhe specialistët më të mirë, ndërsa ka vënë edhe 3 mln lekë shpërblim për ata që japin informacione të vlefshme.
Administratori i pallatit ka deklaruar gjithashtu se ish-zyrtarin e policisë, Artan Cuku e njihte prej 2 vitesh.
“Të ndjerin e njoh prej 2 vitesh kur ka nisur të banojë në pallatin që administroj”, ka thënë ai për grupin hetimor.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 ndërsa Cuku po ngjitej në banesën e tij. Ai u vra pa mbërritur tek ashensori dhe sipas policisë është qëlluar me dy armë.

