Dëshmia e autorit të krimit në Kuçovë: “E doja Denisën, por ajo ma mbylli telefonin dhe unë u acarova”

Ngjarja tronditëse në Kuçovë ka ndodhur për shkak të një telefonate të mbyllur.

Kështu ka deklaruar në polici, autori i krimit, Klaus Sakolli.

Ai ka thënë se Denisa i kishte mbyllur telefonin dhese  kjo gjë e ka acaruar.

“Unë e doja vajzën. Mirëpo ajo më mbylli telefonin dhe unë u acarova jashtë mase. Mora të atin dhe ai me tha hajde sqarohemi nesër, por unë doja të sqarohesha sot. Pastaj shkova me armë, u hodha nga muri dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai në polici.

Ndërsa të afërmit e vajzës thonë se ai e ka qëlluar direkt në ballë atë.

“Djali e ka marrë në telefon mbrëmë në darkë vajzën për t’u takuar, për t’u sqaurar. Ajo ia ka fikur telefonin. Më vonë mori të atin dhe ai i tha hajde nesër të sqarohemi. Djali ka marrë automatikun dhe u nis drejt shtëpisë, në periferi të qytetit. Ka hyrë nga nga muri i banesës 1-katëshe dhe ka shqyer derën. Direkt ka qëlluar vajzën në kokë që gjeti vdekjen e menjëhershme. I vëllai ka ndërhyrë për t’i marrë armën dhe e ka zënë plumbi në bark. Më pas ka ndërhyrë babai i fëmijëve, por autori ka dalë nga muri dhe u largua”­ ka thënë Mynur Demaj, djali i xhaxhait të viktimës.

SHKARKO APP