Dëshmia e djalit që vrau prindërit, i shokuar thotë se: Nuk e di pse e bëra…

Një ditë pas arrestimit si vrasës i prindërve në Xhafazotaj të Durrësit, 26-vjeçari që ende është në shok, në dëshminë e parë për togat e zeza ka thënë se nuk mban mend asgjë nga krimi. “Nuk di pse i vrava”, ka përsëritur vazhdimisht Leo Nika para hetuesve.

29-vjeçari autori i vrasjes dyfishtë të Ali dhe Junije Lika, 70 dhe 66 vjeç, në Xhafzotaj të Durrësit, akoma është i traumatizuar. I vetëdijshëm për ngjarjen por në gjendje mendor jo të mirë, ai nuk ka dhënë detaje mbi konfliktin apo motivin që e nxiti këtë të fundit të kryente një krim aq të rëndë.

Në mungesë të dëshmisë së plotë të 29 vjeçarit, i martuar me një vajze, policia ka nisur mbledhjen e informacionit tek të afërmit për të mësuar më shumë mbi personalitetin, sjelljen dhe konfliktet që ky i fundit kishte në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?